Deri tani ekspertët kanë këshilluar që pozita më e mirë për të fjetur është krahu i djathtë, për shkak se nuk ushtrojmë tension në anën ku është e vendosur zemra. Mirëpo kohëve të fundit kjo teori ka ndryshuar.
5 arsyet se pse ju nuk duhet të flini në krah të djathtë janë:
1.Nëse fleni në anën e djathtë, atëherë jeni duke pamundësuar qarkullimin limfatik të organizmit. Sistemi limfatik është përgjegjës për bartjen e lëngjeve në trup, dhe nëse fleni në anën e majtë ky sitem mund të transportojë më mirë këto lëngje.
2.Për pompimin efikas të gjakut, është më mirë që pozita e trupit të jetë në anën e majtë.
3.Lidhja e ezofakut dhe lukthit bëhet në anën e djathtë. Fjetja në anën e majtë do të pamundësojë kthimin e aciditetit në ezofag.
4.Anatomia e trupit është e ndërtuar në atë mënyrë, që nëse trupi pozicionohet në anën e djathtë atëherë lukthi ushtron shtypje mbi pankreas dhe për këtë arsye pengohet aktiviteti i tij.
5.Gjatë gjumit, transportimi i toksinave drejt splenit apo shpretkës bëhet më lehtë nëse pozita e trupi pozicionohet në anën e majtë.
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...