Wanda e Icardi vazhdojnë të shijojnë pushimet 

14:27 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Mauro Icardi mbetet një temë e nxehtë e merkatos së verës.

Pas një sezoni zhgënjyes, ku më shumë se për golat u fol për bëmat jashtë fushës, sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Nga ana tjetër, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij, Wanda Nara, vazhdon të postojë foto nga pushimet verore. Nga Japonia, Polinezia e Ibiza, mesazhet që jep në postimet e saj, janë të koduara.

“Të gjithë jemi të këqij në një histori të shëmtuar”, shkruan Wanda në Twitter.

Destinacioni i radhës për çiftin Icardi-Nara është Sardenja, ndërsa mediet sportive do të vijojnë të hedhin hipoteza për të ardhmen e sulmuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme