Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka zbuluar një propozim të ri për t’u dhënë mbështetje klubeve që vlerësohen më të vogla në Ligën e Kampionëve.
Propozimi do të sillte ndryshime të mëdha në formatin e Ligës së Kampionëve dhe do t’i ndihmonte veçanërisht klubeve më të vogla që arrijnë deri në fazën çerekfinale të kësaj gare.
Secila skuadër që arrin deri në atë fazë të garës do të siguronte automatikisht një vend në edicionin e ardhshëm të garës prestigjioze evropiane.
Ceferin thotë se nga këto ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve do të përfiton veçanërisht klube si Ajaxi, Monaco dhe Leicester City.
“Ne do të donim t’i mbronim skuadrat si Ajaxi këtë vit, apo Monaco dhe Leicester City më parë”, u shpreh slloveni 51-vjeçar në një intervistë për The Times.
“Ajaxi luajti në gjysmëfinale këtë vit dhe tani ata do t’i shesin të gjithë lojtarët e skuadrës së tyre sepse nuk e dinë nëse do të arrijnë të kualifikohen për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.
“Nuk mendoj se duhet t’i mbrojmë shumë klube sepse pastaj gara do të ishte e mbyllur, por mendoj se duhet t’i mbrojmë disa klube”.
“Një ide është që klubet që arrijnë deri në një fazë të caktuar të garës ta kenë të siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm gjithashtu”.
“Por, jemi ende vetëm në fazën e diskutimeve. Ne e kemi një takim më 11 shtator për të debatuar për këtë gjë me ligat dhe klubet”.
Ajaxi e tronditi botën e futbollit sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, kur e eliminoi Juventusin dhe Real Madridin në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, ku pastaj u mposht nga Tottenhami falë epërsisë së golave të shënuar si mysafirë. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...