Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “banda kriminale në krye me të amnistuarin Zoran Zaev e robëroi Republikën e Maqedonisë ndërsa qytetarët e vet i mban si peng. Tenderët dhe grantet kriminal janë tipari kryesor i këtij pushteti kriminal”.
“Përderisa qytetarët luftojnë që ta kalojnë muajin, paratë e tyre të fituara në mënyrë të ndershme nëpërmjet tatimeve ndaj shtetit përfundojnë në xhepat e funksionarëve partiak dhe shtetëror ku Zoran Zaev i paguan me koncesione”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj partie, tenderët, grantet dhe punësimet partiake valuta ku Zoran Zaev tregon për të mbetur në pushtet në dëm të qytetarëve.
“Vetëm skandali i fundit nga disa skandale është ai me tenderin për furnizimin e pajisjeve radare për nevojat e M-HAB”, thonë nga OBRM-PDUKM duke kërkuar që Prokuroria të reagojë dhe pse ka trysni nga pushteti kriminal në krye me Zoran Zaev.
Nga kjo parti akuzojnë se ky pushtet bllokon reformat në shtet dhe se me këtë nuk realizohet asgjë nga ajo që Zaev ka premtuar.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...