Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni. Ministri Pacolli po merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në qytetin perëndimor polak të Poznań, ku ministri do të shpalosë aktivitetet e deritanishme nën Procesin e Berlinit dhe do të përqendrohet në planet për të ardhmen.
Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin. Rreth 1,500 vetë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë më shumë se 1000 mysafirë. Samiti të ndiqet nga 14 kryeministra. Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan janë kancelarja gjermane dhe kryeministri britanikë dhe francezë. Ata pritet të diskutojnë çështjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare e udhëhequr nga Gjermania për të nxitur zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Iniciativa përfshin tetë vende të BE-së, gjegjësisht Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia u bashkua me projektin vitin e kaluar dhe ka marrë përsipër presidencën e saj në janar.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...