Vendimi i gjykatës Kushtetuese duhet të merret parasysh dhe të respektohet në përpikmeri, ka thënë sot Jeta Krasniqi nga KDI.
Pikërisht ky vendim ka bërë që KDI të mbaj sot një konferencë për media.
Përmes kësaj Krasniqi ka ngritur disa pikëpyetje se si janë shpenzuar 300 mijë eurot e ndarë për delegacionin shtetërore.
Krasniqi gjithashtu ka shtuar se për 6 muaj asnjëherë nuk ka pas një raportim për punën e delegacionit shtetërorë.
“ Pas 6 muajve të themelimit të delegacionit shtetëror ne mund të konkluzion se këta s’kanë arriture të kemi një përfaqësim unik në politiken e jashtme. Nuk ka një transparencë për vendimet e Qeveris lidhur më zyrën që ka pasur për të mbikëqyrur ekipin negociator pasta si janë ndarë e si janë shfrytëzuar 300 mijë eurot e ndara për këtë delegacion. KDI kërkon nga institucionet Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetues procesi i dialogut duhet të kthehet në përgjegjësin e Kryeministrit dhe të mbikëqyrur nga Kuvendi. Kosova duhet të ketë një qëndrim unik për dialogun dhe marrëveshjen përfundimtarë më serbin. Ata duhet të koordinohen për çështjet që do të diskutohen në këtë çështje. Procesi i dialogut duhet të zhvillohet më vija të kuqe ku statusi i Kosovës si një shtet i pavarur nuk duhet të hiqet. Spektri politik duhet të le anash kalkulimet”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...