Gjatë periudhës së verës ,shumë herë për shkak të temperaturave të larta rekomandohet të mos dilet në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të konsumohet ujë dhe ushqim i lehtë si dhe të ruhet në hapësira të klimatizuara.
Për shkak të valës së nxehtë që e kapi shtetin tonë, është shpallur faza e verdhë ku aplikohen rekomandimet për të gjithë qytetarët. Nëse shpallet faza e portokalltë atëherë në fuqi hynë rekomandimet ku gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik nuk shkojnë në punë por gjithashtu nuk punohet në hapësira të hapura në një periudhë të caktuar të ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, duke marrë parasysh valën e nxehtë që e kapi shtetin dhe tejkalimin e temperaturave mbi 35 gradë celsius, Sindikatat kërkojnë që menjëherë të merret vendim për shpalljen e kushteve të jashtëzakonshme me qëllim që të mbrohen kategoritë specifike të punëtorëve siç janë gratë shtatzëna, punëtorët më të moshuar dhe ata të cilët punojnë në hapësira të hapura.
“Duke marrë parasysh kushtet klimatike janë pafavorshme për punë në hapësira të hapura, si dhe në hapësira të paklimatizuara, qëndrimi i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë është që nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë të miratohet vendim për shpalljen e kushteve të jashtëzakonshme, me qëllim që të mbrohen kategoritë specifike të punëtorëve siç janë gratë shtatzëna, punëtorët më të moshuar si dhe punëtorët të cilët punojnë në hapësira të hapura apo në kushte specifike. Nevoja e sjelljes urgjente vjen për shkak se rekomandimet nuk kanë fuqi të obligueshme”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë duke shtuar se vetëm një numëri i vogël i punëdhënësve veprojnë në mbrojtjen e punëtorëve nga moti.
Punëtorët më të prekur nga temperaturat e larta janë punëtorët në fushën e ndërtimtarisë që punojnë në hapësira të hapura. Për këtë shkak, Sindikata e ndërtimtarisë, industrisë dhe projektimit kërkon që punëtorët të mos punojnë në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Nga kjo sindikatë njoftuan se këtë kërkesë e kanë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Punë dhe Organizata e punëdhënësve.
Organizata e punëdhënësve thonë se letrën nga SNIP e kanë dërguar te anëtarët e tyre dhe se si OPM do të reagojnë te anëtarët e tyre.
“Në kompanitë dhe fabrikat në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe siguri gjatë punës duhet të respektohet rregullat kështu që hapësira ku punojnë të punësuarit duhet të jenë të klimatizuara për shkak se mund të ketë dënime. Problemi janë ndërtimtaria dhe bujqësia. Ne si OPM dërguam rekomandimin e SNIP deri te anëtarët tonë. Mund të ndërhymë te anëtarë tanë, por jo edhe te nënkontraktorët”, thotë Angel Dimitrovg, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.
Edhe sindikatat edhe punëdhënësit janë të mendimit se është e nevojshme që të përforcohen kontrollet e Inspektoratit të Punës.
Me valën që e kapi vendin tonë temperaturat arrijnë mbi 35 gradë celsius ndërsa faza e verdhë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim./Telegrafi/
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren