Google ADS

Rama i uron Pavarësinë SHBA-së: Ju priftë e mbara të gjithëve

09:02 | 4 Korrik 2019
V. S.

Kryeministri  Edi Rama ka uruar këtë 4 korrik 243-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve.”

4 korriku shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën Pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme