Boeing-u ka deklaruar se do të paguajë 100 milionë dollarë amerikanë në ndihmë të familjeve dhe komuniteteve të viktimave nga aksidentet e dy avionëve “737 Max”.
Gjithsej 346 njerëz vdiqën në dy aksidentet e ndodhura përkatësisht në mars të këtij viti në Etiopi dhe në fund të vitit të kaluar në Indonezi.
Kompania po përballet me padi të shumëfishta dhe hetime federale lidhur me “737 Max”.
Zëdhënësi i “Boeing”-ut tha se atyre që do të pranojnë kompensimet nuk do t’u kërkohet të heqin dorë nga e drejta e vijimit të procesit ligjor kundër kompanisë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...