Përurohet sot ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë

07:27 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sot do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Gjatë përurimit do të organizohet edhe pritje për nder të kësaj dite.

Ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni.

Koncerti do të organizohet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme