Google ADS

Grainca akuzon Svarçën e Salihajn për manipulim të zgjedhjeve të LDK’së në Ferizaj

23:52 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka sulmuar kolegët e tij partiakë, Muharrem Svarça e Adem Salihaj, për përpjekje për manipulim të procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake në Komunën e Ferizajt.

Grainca ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Svarça e Salihaj kanë ndjekur “rrugë anti-statutare”.

“Kanë ndryshuar 22 delegatë, iu kanë ndërruar degën”, është shprehur ai, duke akuzuar Svarçën e Salihajn se kanë çuar kandidatë në degë e nëndegë ku do të merrnin më shumë vota.

Ai ka sulmuar dy kolegët e tij partiakë për mbajtje të, siç është shprehur ai, një “tubimi gjysmë legal”.

“Tentativa e kryetarit aktual për ta manipuluar procesin nuk u lejua nga qytetarët në Koshare”, është shprehur ai, duke iu referuar tubimit që u karakterizua me rrahje me karrige mes aktivistëve.

Grainca ka thënë se “Svarça me gabimet që ka bërë s’mund të japë më shumë” për partinë në Ferizaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme