Google ADS

Limaj e quan gabim takimin e njerëzve të Haradinajt me Gjuriqin në Berlin

21:11 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Fatmir Limaj thotë se nuk ka informacion për takimin sekret që u mbajt në Berlin mes zyrtarëve kosovarë dhe serbë për dialogun me Serbinë.

Limaj tha se nuk ka biseduar me kryeministrin dhe nuk ka ndonjë informacion se çka është biseduar.

Ai bëri të ditur se kishte dëgjuar nga palë tjera mirëpo asnjëherë zyrtarisht.

“Takimi në Berlin ka qenë gabim. Nuk e kemi diskutuar. Nuk kam asnjë informacion se çfarë është biseduar në takim. Ne kemi nevojë që me dal prej atyre kalkulimeve të ngushta dhe të kemi një unitet të fortë”, u shpreh Limaj në Rubikon.

Ky takim u mbajt në Berlin mes Avni Arifit, ish-shef i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Marko Gjuriqit, drejtor i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me ekipet e tyre, e që u ndërmjetësua nga Franca dhe Gjermania.

Pak ditë pas takimit, kryeministri Haradinaj kishte deklaruar se partnerët e koalicionit ishin në dijeni për këtë takim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme