Pushteti ka betonuar qëndrimin kundër kërkesave të opozitës në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga LSDM thonë se kërkesat e OBRM-PDUKM-së nuk do të pranohen për shkak se sipas tyre, me këtë do t’i mundësonin amnisti funksionarëve të akuzuar nga radhët e opozitës.
“Qëndrimi ynë parimor si parti dhe Qeveri është sundimi i ligjit dhe kthimi i shtetit të së drejtës. Në kohën kur OBRM-PDUKM-ja propozon ligje dhe dispozita që do t’i shërbejnë udhëheqësisë aktuale dhe nga qeverisja e kaluar për t’u amnistuar nga krimet, kuptohet se për ne është e papranueshme. Amnisti për krimet dhe kriminelët nuk pranojmë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
OBRM-PDUKM-ja nga ana tjetër është duke punuar në formimin e tre grupeve në kuadër të partisë të cilët do t’i rekomandojnë grupit negociues zgjidhje ligjore. Grupi parë do të formohet për rekomandime në çështjet e prokurorisë, grupi i dytë për rekomandime në gjyqësorë dhe grupi i tretë me ekspert të fushës së drejtësisë.
Kërkesa bazë e opozitës mbetet shfuqizimi i akuzave të PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017 dhe dërgimi i propozimit në Komisionin e Venecias para nisjes së procedurës parlamentare. Shumica kërkon si fillim konsensus, duke paralajmëruar edhe mundësinë për ndryshime plotësuese në ligj pas rekomandimeve nga Venecia. Derisa dallimet thellohen, ofrohet edhe përfundimi i mandatit të PSP-së e cila ligjërisht ka mandat për punë deri në muajin shtator./telegrafi
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren