Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur në fundin e Liqenit Como në Itali.
24-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur të shtunën pasdite pas një aksidenti gjatë hedhjes nga barka, me ç’rast nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe të ujit.
Pas kërkimeve katërditore, ekipet italiane të shpëtim-kërkimit të martën e kanë gjetur trupin e pajetë të Florijanës.
Roboti i posaçëm që ishte shfrytëzuar për kërkim nënujor e ka gjetur trupin e saj në thellësi prej 204 metrash.
Më pas, trupi është tërhequr deri në thellësi prej 20 metrash, ku zhytësit kanë mundur ta marrin dhe ta sjellin në anije, me të cilën trupi është dërguar në spitalin St. Anna.
Rastin tragjik të futbollistes Ismaili e ka publikuar edhe mediumi serb “Telegraf.rs”, i cili shkruan se trupi i saj u gjet qindra metra larg bregut.
Më tutje, mediumi në fjalë e ka krahasuar Florijanën me Xherdan Shaqirin në aspektin sportiv.
“Kjo vajzë ishte versioni femëror i Xherdan Shaqirit për shkak të stilit të lojës dhe karakteristikave në lojën ofanzive. Origjina e saj ishte nga Presheva”, shkruan “Telegraf.rs”.
Izraeli kreu sulmet më të rëndat deri më tani në Bejrut
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin t...
“Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”, Arne Slot re...
Vdekja misterioze e Tupac, hetuesja: P Diddy është i përfshi...
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...