Kryeministri i Kosovës ka thënë se nënshkrimi i për projektin “Prishtina e Re” do të hyjë në histori.
Ai këtë e ka thënë përmes një psotimi në Facebook.
Kjo është deklarata e tij menjëherë pas nënshkrimit të projektit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti:
“Prishtina e Re” – historia e re për qytetarët e Prishtinës!
Fillimi i projektit “Prishtina e Re” është veprimi i radhës, pas Ligjit për Prishtinën, Unazën e Qytetit, Sallën Koncertale e Pallatin e Rinisë, më i rëndësishëm, në të cilin është angazhuar Qeveria e vendit, për zhvillimin e kryeqytetit metropol, çfarë edhe e meritojnë qytetarët tanë.
Nënshkrimi për “Prishtinën e Re”, që do të hyjë në histori, është veprimi më i guximshëm për t’i dhënë kahje të re infrastrukturore dhe zhvillimore kryeqytetit.
Një ide e dy dekadave më parë, nisi sot jetësimin me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, si projekt me interes për institucionet e vendit dhe qytetarët, që i jep fund kaosit urban dhe vendosë një rend të ri funksional në kryeqytet.
Investime të huaja direkte, punësim të mijëra punëtorëve, rritje ekonomike, planifikim modern dhe mbikqyrje institucionale, pa kosto publike, janë disa nga benefitet e këtij projekti të guximshëm dhe të nevojshëm për Prishtinën!
Urime Prishtinë!
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor