Opozita nuk i ka votat për mocionin- Haradinaj s’frikësohet, mburret me punën

12:17 | 3 Korrik 2019
V. S.

Kreu i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë dhe se me Listën Serbe s’janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi të interesuar të flasim pasi mendoj që e kemi krijuar një situatë mu po flitet çdo ditë se nesër do rrëzohet Qeveria. Me i pas votat na e kishim thirr seancën. Me Listën Serbe s’jemi të interesuar me e rrëzuar Qeverinë”, tha Ahmeti.

Ahmeti pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, më tej ka shtuar se  partia e tij është tërhequr nga ekipi negociator me Serbinë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi tërheqë si PSD komplet nga ekip negociator pas vendimit të Kushtetueses në ditëve në vijim do iu dërgoj një ftesë. I kemi fjalë për iniciativa të tilla unë i kam kërkuar takim me pa se a janë vetëm fjalë bashkëbisedimet e tilla”.

Kurse kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se nuk mburret me punë që ka bërë gjatë kohës sa ka udhëhequr me ekzekutivin.

“Me Kushtetutë Qeveria është e mandatuar me u qeverisë, çështja e dialogut është një projekt më i madh e nacional. Është momenti i fundit të jemi gjithëpërfshirës”.

“…secili tutet mos po e rrëzojnë kur kam qenë në opozitë kam qenë pak më rehat e tash po kam punë shumë. Edhe sikur të ishte dita e fundit e Qeverisë unë shkoj në shtëpi me mburrje me atë çka kam bë”, tha Haradinaj.

Fillimisht të dy kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme