Kongresmeni amerikan Eliot Engel është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka shtërnguar duart me mikun e madh të Kosovës nga i cili mori edhe kërkesa në lidhje me Kosovën.
Portali serb “Blic” raporton se ai nga kreu serb do t’i kërkojë dy gjëra, zgjidhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi dhe Serbia të ndalojë lobimin në botë për tërheqje të njohjeve të Kosovës.
Engel që ndryshe njihet edh si aleati më i madh amerikan i Kosovës dhe takimi i tij me Vuçiqin ishte mbajtur sekret nga opinioni, transmeton lajmi.net.
“Kabineti i Engel është shumë i kufizuar në informacione ndaj palës serbe. Pritet që temat e diskutimit të jenë ato që zakonisht i kishte ngritur në takimet me zyrtarët serbë”, tha një burim i “Blic”.
Ai nga Vuçiq pritet të kërkojë zgjidhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi dhe që diplomacia serbe të tërhiqet nga procesi i lobimit kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
“Gjatë takimit të Vuçiqit dhe Engelit në Munich, presidenti i Serbisë ka qenë i drejtpërdrejtë, për rastin e vëllezërvë Bytyqi kërkohen dëshmi dhe jo vetëm fjalë. Vuçiq e ka njoftuar se nuk mund ta arrestojë dikë të pafajshëm që t’i qetësojë ata që insistojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje të gjatë me dekada”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Sa u përket procesit të njohjeve të Kosovës dhe lobimit për tërheqjen e tyre, Engel është po ashtu i pakënaqur. /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?