Artistja e famshme nga Kosova, Dua Lipa krahas muzikës po zgjeron aktivitetin e saj edhe në biznes.
Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me gjigantin “Pepe Jeans”, për një linjë të re veshjesh, e cila do të mbajë emrin e saj, shkrua portali arbresh.info
Përmes një postimi në Instagram, 23 vjeçarja u shpreh se është mjaft e emocionuar dhe e lumtur që më në fund do të shpreh vetën edhe në krijimin dhe dizajnimin e rrobave.
https://www.instagram.com/p/Bzcncp1hTM2/
“Më në fund mund t’ju them … se unë kam bashkëpunuar me @pepejeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të veshin dhe tani po e vë atë në veprim!!Dua që koleksioni im i parë ndonjëherë të jetë rreth zbulimit të formave, stileve dhe pëlhurave kryesore, për të vendosur drejtimin dhe humorin me disa lulëzime! Unë jam shumë e emocionuar! Lansimi zyrtar më 3 shtator”, ka shkruar Dua në potimin e saj.
Ndryshe, Dua gjatë muajit gusht pritet të vijë në Kosovë, në festivalin e madh që organizohet në Kosovë, “Sunny Hill”. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?