Google ADS

Japoni, evakuohen 800,000 banorë si pasoj e vërshimeve

11:28 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Rreth 800,000 banorë kërkohet të evakuohen nga tri qytetet japoneze si pasoj e vërshimeve nga shiu i madh.

Qytetet si Kagoshima, Kirishima dhe Aira kanë kërkuar nga banoret e tyre të largohen në vende më të sigurta shkruan BBC përcjell Arbresh.info

Nga vërshimet ka humbur jetë një grua e moshuar e cila mbeti e izoluar nga uji në shtëpinë e saj. Kryeministri Shinzo Abe ka thënë para banoreve te ktyre qyteteve të veprojnë sa me shpejt per te shpëtuar jetët e tyre.

Gjithashtu edhe 310,000 banorë që jetojnë ne fqinjësi të prefekturës Miyazaki janë urdhëruar të evakuohen.

Meteorologët kanë thënë se 1.000mm  shi kanë rënë në ishullin Kyuchu që nga e premtja.

Korrikun e kaluar 200 persona kanë humbur jetë në Japonin perëndimore që kujtohet si numri më i madh i vdekjeve i shkaktuar nga shiu që nga 1982 raporton Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme