Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave është duke vazhduar.
Po ashtu, që nga muaji prill, KRU “Prishtina” ka formuar komision të veçantë për verifikimin, përpunimin dhe procedimin e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit te përmbaruesit privat.
“Vetëm ditën e djeshme janë dërguar rreth 2000 lëndë te përmbaruesit dhe pritet që edhe 2300 lëndë të tjera të dërgohen javën e ardhshme. Lëndët që po përgatiten dhe dërgohen te përmbaruesit janë lëndë të konsumatorëve që kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të ujit e kanalizimit dhe njëkohësisht edhe lëndët e konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe të cilët nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale”, thuhet në njoftim.
Kjo kompani thotë se borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milionë euro derisa, nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike kanë përfituar mbi 52 mijë konsumatorë, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk iu janë përmbajtur kontratës së nënshkruar nga të dyja palët.
Kompania tërheq vërejtjene dhe për keqpërdorim të ujit në mënyrë enorme nga qytetarë të pandërgjegjshëm dhe këtë po e dëshmon më së miri rënia e nivelit të ujit në liqene akumuluese sipërfaqësore, nëntokësore si dhe rënie e shpejtë e nivelit të ujit në rezervuarë të menaxhuar nga kjo kompani.
“U bëjmë thirrje Inpekcioneve të Kuvendeve Komunale që urgjentisht të nxjerrin apo edhe ripërtërijnë Urdhëresën Administrative për parandalimin e keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, në të cilën urdhëresë do të përcaktoheshin gjobat për keqpërdoruesit fizik dhe juridik të ujit të pijshëm, të zënë në flagrancë”, vijon komunikata.
Lidhur me këtë, nga dita e nesërme KRU “Prishtina” ka marrë vendim që, grupe inspektorësh do të patrollojnë përgjatë gjithë ditës dhe natës në gjetjen e keqpërdoruesve të ujit, jo vetëm në Prishtinë por në të gjitha Njësitë Operative në qytete e në fshatra, e më pas, ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese konform Ligjeve në fuqi.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...