Google ADS

Dy kërkesat e Engel për Serbinë, të dyja lidhen me Kosovën

10:14 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka dy kërkesa për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me Kosovën.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Portali serb “Blic” raporton se ai nga kreu serb do t’i kërkojë dy gjëra, zgjidhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi dhe Serbia të ndalojë lobimin në botë për tërheqje të njohjeve të Kosovës.

Engel që ndryshe njihet edh si aleati më i madh amerikan i Kosovës dhe takimi i tij me Vuçiqin ishte mbajtur sekret nga opinioni.

“Kabineti i Engel është shumë i kufizuar në informacione ndaj palës serbe. Pritet që temat e diskutimit të jenë ato që zakonisht i kishte ngritur në takimet me zyrtarët serbë”, tha një burim i “Blic”.

Ai nga Vuçiq pritet të kërkojë zgjidhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi dhe që diplomacia serbe të tërhiqet nga procesi i lobimit kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë takimit të Vuçiqit dhe Engelit në Munich, presidenti i Serbisë ka qenë i drejtpërdrejtë, për rastin e vëllezërvë Bytyqi kërkohen dëshmi dhe jo vetëm fjalë. Vuçiq e ka njoftuar se nuk mund ta arrestojë dikë të pafajshëm që t’i qetësojë ata që insistojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje të gjatë me dekada”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Sa u përket procesit të njohjeve të Kosovës dhe lobimit për tërheqjen e tyre, Engel është po ashtu i pakënaqur.

“Kjo nuk ekziston në formë të shkruar në asnjë marrëveshje si kërkesë e as si pikë, kishte porositur Vuçiq në takimin e tij me Engelin në muajin shkurt në Munich”, theksuan burime të “Blic”.

Takimi në fjalë parashihet të fillojë në ora 10:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme