Pamje nga qendra e emigrantëve në SHBA

10:14 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Një raport nga një mbikëqyrës i brendshëm i SHBA ka gjetur “mbipopullim të rrezikshëm” në qendrat e paraburgimit në jug dhe u kërkoi autoriteteve të reagojnë për këtë gjë.

Fotografitë e objekteve në Rio Grande tregojnë 51 emigrantë femra të mbajtura në një qeli të bërë për 40 burra dhe 71 meshkuj të mbajtur në një qelizë të ndërtuar për 41 gra shkruan BBC përcjell Arbresh.info

Këta persona janë duke qëndruar në këto hapësira qe një javë, ndërsa ka njerëz të tjerë që janë duke u mbajtur të ndaluar për më shumë se një muaj.

Një menaxher i një qendre të ndalimit tha se kjo gjendje është si një bombë e kurdisur. “Jemi të shqetësuar. Qëndrimi i zgjatur dhe stërmbushja e qendrave paraqesin rrezik të menjëhershëm për shëndetin dhe sigurinë e zyrtarëve dhe personave të ndaluar”, thuhet në raportin e inspektorëve.

Këta inspektorë i vizituan shtatë qendra të ndalimit në Rio Grande të Teksasit. Ata morën vesh se 30 për qind e fëmijëve janë mbajtur në këto kampe më shumë sesa limiti prej 72 orësh. Disa prej tyre nuk kishin mundësi për t’u pastruar, nuk ushqeheshin me ushqim të ngrohtë dhe kishin pak qasje në rroba të pastra.

Në këtë raport thuhet se kushtet në qendrat e ndalimit bien drejtpërdrejt në kundërshtim me standardet e autoriteteve doganore dhe kufitare të Shteteve të Bashkuara dhe i bënë thirrje Departamentit të Sigurisë së Atdheut që të marrë masa të menjëhershme për ta zgjidhur problemin e stërngarkimit të këtyre qendrave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme