Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se sot të gjitha lokalet e mbyllura, të hënë, në pjesën veriore të Kosovës janë hapur.
“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre”, ka shkruar ministri.
Shala thotë se tani qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme.
“Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim ku do të jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala.
Kujtojmë, se mbyllja e dyqaneve ishte pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërvënieje, siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...