Kur harron pluhurin e faqeve në shtëpi dhe ke plane të takohesh pas pune me atë djalin që takove të shtunën e kaluar, shpreson me gjithë zemër, që të ekzistojë ndonjë mënyrë që të bëjë të dukesh e gjallë dhe jo sikur të kanë mbyllur për një vit në një kub që nuk sheh diellin me sy, pak a shumë siç është zyra jote.
Për të gjitha ju që nuk i njihni funksionet dytësore të pajisjeve të zyrës, jemi këtu për t’ju ndriçuar me pak informacion:
Mund të shihen në ballin tënd
Të shkëlqen e gjitha zona T e fytyrës? Mos u shqetëso. Përdor, nëse keni, letrat njëpërdorimshme që mbulojnë sifonin e ËC-së për të hequr shkëlqimin. Nuk do e dëmtojnë fare grimin dhe kanë të njëjtën përbërje si letrat specifike për të cilat paguan dhjetëfishin.
Dukesh e zbehtë
Por nuk ke pluhur faqesh me vete? S’ka gjë, thjesht gjej buzëkuqin më të ndezur dhe vendose në formë rrethi mbi mollëza dhe përhape.
Të është copëtuar manikyri French
Gjej një korrektor dhe korrigjo French-in e copëtuar.
Të bie një kopsë
Funksionon për fundet ose pantallonat sa kohë nuk janë xhinse. Një kapëse si gjilpërë do funksiononte mirë.
Ke takim pas pune
Por ke harruar penelin në shtëpi. Pa frikë. Ndiz një shkrepëse dhe fike para se të digjesh. Hiq pjesën portokalli dhe përdore bishtin prej druri si një laps sysh. Seriozisht. Do duket shumë bukur, smoky, i veçantë dhe sexy. Sa për informacion: në kohërat para celularëve, do veproje njëlloj për të shënuar numrin e telefonit në një copë letër nëse nuk do kishe stilolapës.
Të janë djersitur këmbët në këpucë
Nëse janë të mbyllura, ngjit një pecetë ditore. Funksionon edhe në rastet kur këpuca të rri pak e lirë dhe e kupton pasi ke mbërritur në zyrë.
Flokët të janë ngritur lart
Përdor pak krem duarsh për t’i shtruar.
Të kanë vrarë këpucët
Ke veshur këpucët e reja me taka? Duhet të jesh kujtuar të merrje ankerplast me vete. Shumë keq nëse ke harruar. Për shpejtësi, mbuloje plagën me një ngjitës zyre. Ai opaku është më I mirë, por nëse ke vetëm skoç transparent në zyrë, përdor atë.
Sytë Panda
Nga mascara, të kuptohemi. Nëse nuk e merr pastruesin e make-up-it në zyrë, në fakt kush e merr?!, por ke qarë ose dita është e lagësht, pastroji sytë me pak sapun të lëngshëm mbi një letër duarsh dhe shumë ujë. Që mos prishësh pjesën tjetër të make up-it mos e shpëlaj pjesën tjetër të fytyrës me ujë, por thjesht pastroje me letra. Tani që qerpikët duken si të zhveshur, lyeji me shkëlqyes transparent, ose edhe më mirë, nëse keni vazelinë. Thjesht përhape në gishtat dhe pastaj lyej qerpikët butësisht. Do u japë ngjyrë dhe volum.
Ke harruar deodorantin
Ke dalë pa hedhur deodorant dhe bën vapë. Oops. Nëse rastësisht në kuzhinën e kompanisë ka sodë buke, shpëtove. Merr pak, shko në tualet, hiq bluzën dhe përhap pak në sqetulla. Ose përdor dezinfektuesin e duarve. Edhe nëse nuk ke vetë, atë mund ta kërkosh pa siklet në një zyrë të mbushur me djem e vajza. Era e rëndë shkaktohet nga bakteret dhe antibakteriali të shpëton nga ky problem. Megjithatë nëse dhe ky gur dështon, më mirë të kërkosh një deo spray te shoqja e zyrës apo të porosisësh dikë të ta blejë, sepse asgjë nuk është më e sikletshme sesa të nisësh të mbash erë të keqe./RevistaClass/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...