Google ADS

Kapet shqiptari me 2 milion euro kokainë në Itali

08:43 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Një sasi prej 15 kilogramë kokainë që zotërohej nga një shqiptarë është sekuestruar në Firence të Italisë. Në pranga ka rënë një 46-vjeçar shqiptar i cili jetonte prej 22 vitesh në Firence ku edhe ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së kokainës.

Aksioni për kapjen e shqiptari organizua ditën e djeshme në 6 të mëngjesit ndërsa sasia e kokainës së kapur po të shitej në treg do të arrinte vlerën e 2 milion eurove. Përveç shumës së madhe të drogës, prej 15 kilogramë kokaine, karabinierët i kanë sekuestruar shqiptarit dhe 60,000 Euro Kesh, 10,000 Paund si dhe një pistoletë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar autoritetet policore pasi kishin parë lëvizje të çuditshme në garazhin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Pas njoftimeve të shumta policia nisi hetimet ndërsa më pas ra në gjurmët e kokainës të cilën 48-vjeçari shqiptar e mbante në dorë brenda një qeseje. Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip  Volkswagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën. Ai u dërgua në Sollicciano dhe akuzohet për trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme