Google ADS

Dembele vendos rreth të ardhmes pas spekulimeve për largim

10:43 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Ousmane Dembele refuzon të largohet nga Barcelona këtë verë.

Fituesi i Kampionatit Botëror është duke u kërkuar nga Bayern Munichu dhe gjiganti gjerman ka qenë duke vëzhguar situatën e tij në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Liverpooli është përfolur shumë për transferimin e 22-vjeçarit për shkak se Jurgen Klopp është një tifoz i madh i anësorit.

Barcelona dëshiron të sigurojë shërbimet e Neymarit nga Paris Saint Germaini, dy vite pas transferimit të prej që theu rekord botëror për 222 milionë euro – ndërkohë që Antoine Griezmann është gjithashtu shënjestër e tyre.

Si pasojë e kësaj, Dembele është lojtari me gjasa më të mëdha për largim në rast se Barcelona vendos për të nënshkruar me dyshen.

Por Dembele, i cili ka shënuar 14 gola brenda 42 ndeshjeve sezonin e kaluar, është i vendosur për qëndrim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme