Presidenti Meta e nis ditën me një foto me Ramën

08:42 | 3 Korrik 2019
A. B.

Ilir Meta sapo ka publikuar një fotografi me Edi Ramën. Por, mesazhi i tij nuk ka karakter miqësor për kryeministrin shqiptar.

Presidenti i vendit thotë se timonieri i jonë ka timon, por jo edhe frena.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.

Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të lartë.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura” shkruan Meta në Facebook.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2355151814531078/?type=3&theater

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme