Google ADS

Argjentinë – Brazil, talenti i Tottenhamit befason të gjithë me një lëvizje të shkëlqyer

08:24 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Talenti i ri te Tottenhami Hotspuri, Juan Foyth nuk është një lloj lojtari që duket se mund të tërheq shumë vëmendjen në fushë por kjo ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë).

Në videon më poshtë mund të shikoni 21-vjeçari duket trullosur kundërshtarin e tij që lëvizi në drejtim të kundërt pas një lëvizje të shkëlqyer të tij në sekondat e fundit të takimit mes Brazilit dhe Argjentinës, transmeton portali arbresh.info.

Foyth është një mbrojtës mjaftë i zhdërvjelltë që ka luajtur në vetëm 12 ndeshje në Premierë Ligë sezonin e kaluar.

Por, ai duket se ka një të ardhme të ndritur dhe është duke u përmirësuar vazhdimisht.

Momente si kjo padyshim se do të bëjnë që trajneri i “Spursëve”, Mauricio Pochettino, të mendoj për të shfrytëzuar atë më shumë sezonin e ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme