Google ADS

Smajl Latifi i përgjigjet prodhuesve që po gjuajnë patatet në mungesë të tregut

08:05 | 3 Korrik 2019
V. S.

Prodhuesit vendor të Komunës së Rahovecit, ankohen se patatet e kultivuara në qytetin e Rahovecit, momentalisht nuk kane treg dhe janë bllokuar.

Si pasojw, shumica e fermerëve kanë vendosur që të mos i vjelin patatet, dhe t’i lenë aty ku janë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në lidhje me këtë temë ka thënë pwr arbresh.info se nuk është në dijeni që ekziston një problem i tillë ngase askush nuk e ka lajmëruar atë.

“Këto shqetësime ne si komunë nuk i kemi marrë hala. Pak më herët unë i kam vizituar, ku të gjithë ishin të kënaqur sepse u shitshin. Tash këta nëse ankohen për vend dhe hapësire ne ia gjejmë vendin, nuk është telash i madh. Përpara i kanë pasur pikat e caktuara për shitje ku vinin nga Shqipëria me ble prodhime tona. Tash me siguri është shtuar sasia në treg edhe nuk munden me i shitë. Po i them edhe një herë nëse kanë shqetësime për mungesë të hapësirës, le të vijnë tek unë dhe ia gjejmë ndonjë vend për shitje“, tha Latifi.

Të kujtojmë se arbresh.info, ditë më parë kishte bërë një material në lidhje me shqetësimet e prodhuesve vendorë, ku bujqit kosovarë ankoheshin se shkaku i produkteve që po vijnë nga Shqipëria dhe Maqedonia, kanë ulur prodhimet e pemëve dhe perimeve.

Nga ana tjetër Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kishte paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra, por ende nuk ka ndonjë vendim konkret nga Qeveria e Kosovës.

Shala, duke përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë kishte thënë se do të qiten hapa për t’i vendosur disa taksa ndaj këtyre vendeve. Por, përkundër kësaj ende nuk ka ndonjë hap konkret.

“Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar  eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, është shprehur ministri Shala./Alban Begolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme