Google ADS

Polici i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares nga Drenasi, në listën e invalidëve të rrejshëm

22:22 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje nga Drenasi, ndodhet në listën e të dyshuarve si invalidë të rrejshëm të Policisë së Kosovës.

Insajderi ka siguruar listën e plotë të zyrtarëve policorë që mbajnë në mënyrë të dyshimtë edhe statusin e invalidit të luftës.

Bëhet fjalë për 185 zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët po hetohen nga Prokuroria dhe IPK-ja.

Në mesin e tyre ndodhet edhe emri i Vesel Veselit, që dyshohet se abuzoi seksualisht me një nxënëse 16-vjeçare nga Drenasi.

Veseli ishte arrestuar në muajin shkurt pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Kohë më parë është raportuar për rastin dhe kishte lajmëruar Prokurorinë e Shtetit.

Pasi u arrestua në muajin shkurt, Vesel Veseli u mbajt për tre muaj në paraburgim, para se të lirohej nga paraburgimi në muajin maj. Tash e disa muaj është duke u mbrojtur në liri.

Lista e plotë e zyrtarëve policor që janë vetë deklaruar si invalidë të luftës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme