Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një njoftim mbi procedimet për procesin zgjedhor.
Njoftohet se janë regjistruar kallëzime ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, procedime ndaj anëtarëve të Komisionit të dy Qendrave në Kurbin, në Fier ndaj dy shtetasve për presion ndaj zgjedhësve.
Po ashtu në Elbasan është regjistruar kallëzimi penal ndaj një shtetasi që dyshohet se ka votuar më shumë se një herë.
Njoftimi i plotë
Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se:
1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër,më datë 28.06.2019,ka regjistruar kallëzimin penal nr.1237 të ardhur nga Bashkia Shkodër, përfaqësuar nga znj.Voltana Ademi, ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Gjithashtu,Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodërka regjistruar 5 (pesë) kallëzime penale të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të shtetases Voltana Ademi, si dhe 1 (një) në ngarkim të shtetasit Z.H.
2. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal nr. 228, datë 01.07.2019, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit tëPolicisë Kurbin. Sipas këtij referimi, shtetasi Edmond Piroli, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për subjektin politik “Bindja Demokratike”, në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pretendon se anëtarët e Komisionit të dy Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanënënshkruar në emër të votuesve, pa qenëprezent votuesit. Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, nëambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenëvotuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janëfutur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi nënjërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër.
3. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka regjistruar materialinkallëzues nr.1131, datë 01.07.2019, aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore’’, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Alfred Davidhi e Klevi Berzhezha. Në materialin e referuar nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Fier, pretendohet se këta shtetas i bënin presion zgjedhësve në fshatin Topojë, Fier. Materiali është në fazë verifikimi.
4. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka në fazë verifikimi deklaratën për shtyp të kryetarit të Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, rezultatet e të cilit do të raportohen në ditët në vijim.
5. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 02.07.2019 ka regjistruar kallëzimin penal nr.1594të vitit 2019 për veprën penale “Votimi më shumë se një herë” parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.O. Ky material është regjistruar mbi bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Cërrik datë 01.07.2019.
Prokuroria e Përgjithshme informon se, përveç informacioneve të mësipërme, prokuroritë e rretheve të tjera gjyqësore kanë informuar se, deri në këtë moment, asnjë nga subjektet politike nuk ka bërë kallëzim/denoncim penal lidhur me procesin e zgjedhjeve vendore datë 30 qershor 2019, dhe se nuk janë filluar hetime kryesisht për materialet video të publikuara në media./TCH
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...