FFK me letër ngushëllimi për familjen e Florijana Ismailit

19:22 | 2 Korrik 2019
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një letre duke i shprehur ngëshëllime familjes së Florijana Ismailit.

Futbollistja kosovare humbi jetën në formë tragjike në një liqen në Itali dhe trupi i saj është gjetur pasditen e sotme (e martë) pas katër ditë kërkimesh nga autoritetet italiane, transmeton portali arbresh.info.

Siç raportojnë mediat në Itali, 24-vjeçarja është nxjerrë nga një thellësi prej 204 metrave.


Letra ngushëlluese nga FFK për familjen e Florijana Ismailit:

E nderuara familje e Florijana Ismailit!

Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të më të dashurës suaj, futbollistes me shumë vlera, Florijanës!

Lajmi për zhdukjen e vajzës suaj na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe të gjithë luteshim që ajo ta kalojë këtë sprovë, por ja që tani fatkeqësisht jemi të detyruar që të lutemi që shpirti i saj të prehet në paqe.

Në këto momente të vështira për Ju, në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju lutem që të pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e  më të dashurës suaj.

Ikja e hershme Florijanës, e cila la gjurmë në futbollin zviceran dhe e përfaqësojë kombin shqiptar në mënyrën më të mirë të mundshme si në klubin e saj Young Boys ashtu edhe në Kombëtaren e Zvicrës, ka shkaktuar dhembje të madhe tek mbarë opinioni në Kosovë.

Gjithmonë do ta kujtojmë si një vajzë të përkushtuar dhe si një futbolliste të nivelit botëror.

U prehtë në paqe shpirti i saj!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së


Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim tutje rreth kësaj ngjarje tragjike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme