Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konferencë për shtyp tha se “gjithçka që LSDM bën është një gënjeshtër e thjeshtë dhe mashtrim ndërsa problemi qëndron se për mashtrimet e tyre çmimin e paguajnë qytetarët kurse Republika e Maqedonisë është e bllokuar në nisjen e bisedimeve me BE-në”.
“Mashtrimi i fundit është procesi i vetingut që e paralajmëroi Oliver Spasovski. A ka ironi më të madhe kur në një proces të tillë serioz paralajmërohet me profesor që gruaja e tij më jo vonë është punësuar. Për fillim të vetingut Oliver Spasovski duhet të tregojë se kur, dhe në cilat kushte është e punësuar bashkëshortja e Nikolla Dujovskit? A është e saktë se ajo është e punësuar para disa muajve në MPB siç shkruajnë mediat? Nëse është kështu, a mund të pritet qëndrim objektiv dhe kritik për punën katastrofale të Spasovskit”, pyeti Orce Gjorgjievski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, vetingu ka vetëm një qëllim edhe atë betejë me profesionistët dhe ata që nuk janë nën kontroll politik dhe hap mundësi për përfitim personal për bashkëpunëtorët e tij.
“A është Nikica Petrushevski nga Kumanova i punësuar në MPB në tetor të vitit 2018 si këshilltar për komunikim në kabinetin e Oliver Spasovskit? A është Nikica Petrushevski i biri i Dobrin Petrushevskit, që ka financuar LSDM-në në Kumanovë dhe pronar i ‘Pin petrol’? A ka dhënë MPB leje që ‘Pin petroll’ të bëj kontrollime teknike, meçka firma e atit të tij e zgjeron veprimtarinë? A ka pasur ndikim dhe çfarë ndikimi ka pasur këshilltari i Spasovskit gjatë sjelljes së këtij vendimi? Nëse Spasovski është i shqetësuar për integritetin e zyrtarëve policorë dhe pasurimi i tyre të përgjigjet se sa ka rritur pasurinë e këshilltarit të tij që kur është punësuar në MPB?”, pyeti Gjorgjievski.
Nga OBRM-PDUKM e akuzojnë ministrin Spasovski se MPB-në e shndërron në degë të LSDM dhe se është koha ku Komisioni Anti-korrupsion të ndërmerr masa për ta dënuar këtë konflikt të interesave.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...