Google ADS

Kryediplomati i Kosta Rikës me prejardhje nga Kosova

17:06 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosta Rikës S. E. Manuel Ventura Robles e ka gjyshen nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Panama e cila është takuar me këtë të fundit, transmeton portali arbresh.info.

Zana Rudi u takua me Robles i cili tha se gjyjsha e tij e kishte mbiemrin ‘Pristinali’, dhe se i kishte rrënjët nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës.

“Ishte e mahnitshme të përshëndetesha me ministrin e Jashtëm të Kostarikës së pabesueshme, S. E. Manuel Ventura Robles në Panama, i cili tregoi se mbiemri i gjyshes së tij është “Pristinali”, dhe shtoi se i ka rrënjët nga qyteti im, Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Ne do të organizojmë një vizitë të bukur për shkëlqesinë tuaj në Kosovë dhe mezi pres të takohemi përsëri në Kostarika. Faleminderit Zoti Ministër për njohjen e Kosovës dhe miqësinë e bashkëpunimin”, shkruan Rudin ë Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme