Google ADS

Japonia zhvillon pajisje mjekësore për të siguruar Olimpiadën 2020

11:48 | 2 Korrik 2019
Arbresh Info

Sipas planit, Japonia po zhvillon pajisje mjekësore për të luftuar shpërthimin e ndonjë sëmundjeje fatale

Në prag të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike 2020 të planifikuara në Tokio, Japonia po zhvillon pajisje mjekësore për të luftuar shpërthimin e ndonjë sëmundjeje fatale.

Siç raportojnë mediat lokale, sipas planit Tokio do të realizohen eksperimente rreth ebolës dhe katër viruseve të tjera vdekjeprurëse të rralla dhe fatale që shkaktojnë ethe hemorragjike nga laboratorë të huaj brenda një ose dy muajve, si dhe do të zhvillojë kundërhelmet në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në periferi të Tokios.

Vitin e ardhshëm, mijëra persona sportiv dhe një numër i madh i tifozëve do të udhëtojnë për në Tokio për të ndjekur Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.

Kryebashkiaku i rajonit Musashimurayama në Tokion perëndimore, ku dhe ndodhet instituti, ka miratuar studimin e viruseve në objekt pasi bisedoi me ministrin e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, Takumi Nemoto.

“Ne kemi arritur në një nivel të mirë të kuptimit për këtë çështje. Kjo është një hap i madh drejt mbrojtjes kundër kërcënimeve të mundshme të viruseve përderisa vendi përgatitet për pritjen e spektatorëve të ngjarjes sportive nga e gjithë bota”, u tha Nemoto gazetarëve.

Ebola vdekjeprurëse transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me lëngjet e trupit, të tilla si gjaku dhe sekretimi i personave të infektuar. Deri më tani janë raportuar 11.310 vdekje për shkak të këtij virusi në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme