Presidenti Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.
“Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit.”
Meta theksoi se nuk i ka kërkuar kryeministrit Rama që të lërë karrigen, por është përpjekur të zgjidhë krizën pasi nuk ka hapje negociatash pas pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
“Nuk më intereson se kush fiton, Basha apo Rama, por nuk dua që të humbasë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe ambasadash”, tha ai.
Kopshti i parë me Al do t’iu lejojë të flisni me bimë
Kripë, ujë dhe limon për ta ndalur migrenën
Rama pritet edhe me protestë nga diaspora në Nju Jork
Ndërron fustanin dhe flokët, Dafina magjeps me një dukje për...
Kryetari i LVV-së në Pejë dënon sulmin ndaj Muhaxherit
Barcelona “shkatërron” Real Madridin në “Santiago Bernabeu”