Kapadokia pret turistë të shumtë për festivalin me balonat fluturues

11:37 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Një deputet turk ka ftuar turistë nga brenda dhe jashtë vendit për festivalin me balona fluturues që do të mbahet për herë të parë në Kapadokia në muajin Korrik.

“Ne ndajmë gëzimin tonë me ju për mbajtjen e festivalit të parë në Kapadokia:, tha të martën Mustafa Acikgoz për Agjencinë Anadolu shkruan Arbresh.info

“Ne i ftojmë te gjithë turistet si nga brenda dhe jashtë vendit ne këtë festival,” tha Acikgoz.

“Pas festivalit me balona fluturues, ne planifikojmë te zhvillojmë gjithashtu edhe një festival te filmit ne Kapadokia”.

Festivali do të mbahet me 3-7 korrik ku do te marrin pjese 150 balona fluturues që do të kryejnë nga gjashte fluturime te ndryshme dhe 20 balona te tjerë me forma te ndryshme.

Turistet do të shijojnë pamjen nga lartë në saje të këtyre balonave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme