Haliti: Opozita në kundërshtim me kushtetutën, nuk po i kryen detyrat e veta

11:05 | 2 Korrik 2019
V. S.

Edhe sot opozita është duke punuar në kundërshtim më rregullat e Kuvendit tha Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së Kuvendit.

Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë në mungesë kuorumi, Xhaviti tha se do të mundohen që të enjten të caktojnë një seancë plenare.

” Siç po e shini edhe sot opozita në kundërshtim më kushtetutën dhe rregullat e kuvendit nuk po dojë mi krye punët e tyre si deputet. Ata dhe çdo deputet është i obliguar ti kryej punët e tij pasi që për atë edhe po paguhet. Sot opozita e shfrytëzuan mungesën e kuorumit. Do mundohem që të enjten për ora 10 :00 të caktojmë një seancë plenare por ende se kemi të sigurt”,  tha Haliti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme