Sasia e sheqerit në ushqimin e foshnjave duhet të kufizohet dhe prindërit duhet t’ju japin fëmijëve të tyre më shumë perime për të ndaluar zhvillimin e prishjes së dhëmbëve, thuhet në një raport nga ekspertët e shëndetit të fëmijëve.
Raporti paralajmëron se edhe ushqimi për fëmijë ku shkruan “nuk ka sheqer të shtuar” shpesh përmban sheqerna nga mjalti ose lëngu i frutave.
Prindërit duhet të ofrojnë shije të hidhura gjithashtu, rekomandon Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës.
Kjo që të ruhen nga prishja e dhëmbëve, dieta e dobët dhe trashësia.
Rekomandimi është një nga shumë që përfshihen në një raport se si të përmirësohet shëndeti i fëmijëve në Britani të Madhe.
Zvogëlimi i obezitetit të fëmijëve është një prioritet kyç në të gjitha pjesët e Britanisë së Madhe, me Anglinë dhe Skocinë që angazhohen për të përgjysmuar normat deri në vitin 2030.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...