Google ADS

Veseli: 2 Korriku, një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë

09:03 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Veseli në një postim në Facebook ka thënë se 2 Korriku është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi. Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 Korrikut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme