Google ADS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:03 | 2 Korrik 2019
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Në disa vende do të fryjë erë e lehtë në drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 39 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe temperatura të larta, të cilat në çdo vend do të jenë mbi 30 gradë celcius.

Prej të enjten deri të premten, në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme