Google ADS

Prezantohen sot në Prishtinë prioritetet e presidencës finlandeze të BE-së

06:58 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Finlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian në pritjen që do të mbahet sot në Prishtinë.

Finlanda ka marr dje presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Europian.

Kjo është hera e tretë që Finlanda, si vend anëtar i BE-së, kryeson Këshillin e BE-së.

Këshilli i BE-së është trup që bashkon ministrat e vendeve anëtarë dhe takohet sipas sferave të caktuara, që nga bujqësia e deri te çështjet e jashtme dhe të brendshme.

Finlanda merr kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së nga Rumania, ndërsa më 1 janar të vitit 2020 do t’ia dorëzojë atë Kroacisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme