Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë të Ministrit të Mjedisit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Ahmed Al Zeyoudi, po merrë pjesë në Konferencën përgatitore për Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në shtator në New York.
Në kuadër të zhvillimit të kësaj konference, ministri Matoshi ka takuar shumë lider botëror, në mesin e tyre Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe shumë ministra homolog të tij, me të cilët ka biseduar rreth marrëdhënieve nder shtetërore si dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat nderkombëtar në fushën e mjedisit.
Takimet e tilla sipas ministrit Matoshi e forcojnë pozicionin tonë si shtet në raport me shumë nisma globale që ndërlidhen me ndryshimet klimatike dhe mjedisin në përgjithësi.
Vizitën e tij në Abu Dhabi dhe pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare për klimën, Matoshi e ka cilësuar si një mundësi shumë të mirë për lidhjen e urave të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vende të tjera, dhe për rrugën tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Pas takimit mikëpritës me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Ahmed Al Zeyoudi, Matoshi ka ftuar atë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe kërkoi nga ai që EBA ta mbështesin Kosovën në sfidat tona të përbashkëta për klimë e mjedis më të mirë.
Ftesën e Ministrit Matoshi, e ka pranuar Ministri Thani Ahmed Al Zeyoudi dhe u zotua që do të mbështes Kosovën në rrugen e saj integruese./Arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...