Protestuesit në Hong Kong kanë arritur t’i kalojnë pengesat dhe forcat e sigurisë për të hyrë në ndërtesën e kuvendit, disa orë pasi e kishin rrethuar atë.
Dhjetëra protestues i thyen xhamat e ndërtesës së Këshillit Legjislativ, ndërsa një numër i madh i protestuesve të tjerë i shikonin ata nga jashtë. Më vonë, qindra protestues u futën brenda ndërtesës. Ata bënë mbishkrime të ndryshme me ngjyrë të zezë nëpër mure dhe e zunë hapësirën e kuvendit shkruan Gazeta Express.
Gjatë paradites së të hënës, policia paralajmëroi se do ta përdorë forcën, nëse protestuesit i thyejnë xhamat e kësaj ndërtese. Më vonë, ata thanë se do ta arrestojnë secilin person që e kalon portën e metaltë të saj.
Sidoqoftë, forcat e sigurisë vendosën të mos reagojnë ndaj veprimeve të protestuesve, të cilët ishin të pajisur me helmeta dhe ombrella.
Gjatë përleshjeve të mëhershme, policia ka përdorur sprej dhe shkopinj për ta kontrolluar grumbullin e madh të protestuesve.
Këta protestues dolën të hënën në rrugë për ta shënuar përvjetorin e kalimit të pushtetit nga Britania e Madhe te Kina.
Ata kanë protestuar disa ditë me radhë për shkak të një projektligji kundërthënës, me të cilin do të mundësohej ekstradimi i qytetarëve të dyshuar të Hong Kongut në Kinë.
Qeveria e ka suspenduar miratimin e tij për një kohë të pacaktuar, por protestuesit po kërkojnë largimin e plotë të tij dhe dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kongut, Carrie Lam, shkruan “BBC”.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...