Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka pritur në takim gjyqtarët Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa, Kongjeli Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama, gjyqtarë të përzgjedhur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me fillimin e punës së këtij departamenti, ndërsa në ditët në vijim pritet të hartohet plani i punës.
“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë synon të rris efikasitetin e punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit”, thuhet në njoftim.
Kryetarja Bytyçi ju ka uruar gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në pozitën e tyre të re, duke ofruar mbështetjen e saj./ Arbresh.info
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?