Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se gjashtë qytetarë të saj, të cilët ishin zënë robër më parë, janë liruar nga forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar.
Kjo ministri nuk dha hollësi për datën e arrestimit të qytetarëve turq. Autoritetet turke kanë thënë më parë se forcat e Haftarit do të bëhen cak i ushtrisë turke, nëse nuk i lirojnë gjashtë personat nga Turqia.
Lirimi i tyre erdhi disa ditë pasi Ushtria Kombëtare Libiane e gjeneralit Haftar kërcënoi se do t’i sulmojë caqet turke për shkak të përkrahjes që qeveria e Turqisë ia ka dhënë qeverisë libiane.
Zyrtarët e ministrisë thanë se gjashtë qytetarët e liruar kanë dëshiruar që ta vazhdojnë punën në Libi dhe nuk kanë dashur të kthehen në Turqi.
Mësohet se gjashtë personat e liruar janë marinarë dhe ata tashmë janë lejuar të kthehen në anijen e tyre. Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, “Anadolu”.
Gjenerali Haftar dhe forcat e tij e nisën një ofensivë në muajin prill kundër qeverisë së njohur nga komuniteti ndërkombëtar, e cila udhëhiqet nga kryeministri Fayez al-Sarraj.
Përndryshe, Turqia e ka përkrahur qeverinë libiane përmes furnizimit me dronë, armë dhe kamionë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...