Edita Tahiri e thumbon Edi Ramën, thotë se në ‘zgjedhje’ u ndëshkua edhe për kufijtë e Kosovës

13:35 | 1 Korrik 2019
V. S.

Ish’ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri  një ditë pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Shqipëri, ka goditur kryeministrin Edi Rama, duke thënë se rezultati është si ndëshkim për idenë e këtij të fundit për kufijtë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Përmes një reagimi, Tahiri po thotë se ka përcjellë më vëmendje zgjedhjet lokale në Shqipëri, derisa shton se ndjehet e lumtur se këto kanë kaluar në atmosferë civilizuese.

“Me vëmendje përcolla zgjedhjet moniste të nivelit lokal dje ne Shqipëri. E lumtur që kaluan në një atmosferë civilizuese, qytetaret dëshmuan se civilizimi jonë si komb shqiptar është i lashtë”, thotë Tahiri, derisa shton se këto zgjedhje ishin kthim 30 vite prapa në luftën për demokraci.

“E dëshpëruar, se këto zgjedhje ishin një kthim prapa nga arritjet 30 vjeqare për demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Vetë fjala “zgjedhje” do të thotë që qytetari duhet të ketë mundësinë të zgjedh mes disa alternativave, ndaj kjo edhe është një parim themelor i demokracisë”, shton ajo tutje.

Sipas ish-ministres, votuesit e kanë ndëshkuar kryeministrin Edi Rama për disa arsye, e shton se një nga to është edhe ideja e rrezikshme për kufijtë e Kosovës.

“Dalja minimale e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bojkoti i tyre nga më shumë se 80 përqind e votuesve, ishte një ndëshkim i fortë ndaj Edi Ramës për shumë arsye. Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë, që do ta dëmtonin shtetin e Kosovës”, bëri të ditur Tahiri./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme