Google ADS

Zemaj pyet nëse u kalkulua borxhi ndaj Z-Mobile, Mustafa: S’kam pasë kohë

11:25 | 1 Korrik 2019
arbresh.info

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, po intervistohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekom.

Mustafa thotë se Telekomi asnjëherë nuk e ka kalkuluar borxhin ndaj Z-Mobile.

Deputeti, Armend Zemaj, kërkoi të dijë pse nuk ka ndodhë një gjë e tillë para arbitrazhit.

“Ju si kryeshef në vitin 2015 a i keni shqyrtu letrat për mos me u akumulu pretendimi për borxh”, është shprehur Zemaj.

Përgjigja e Mustafa ishte e shpejtë, dhe konkrete.

“Jo se s’kom pasë kohë. Diçka specifike nuk kam pasë”, është shprehur Mustafa.

Edhe kryetari i komisionit, Visar Ymeri, kërkoi të dijë nëse është kalkuluar edhe borxhi i Z-Mobile ndaj Telekomit.

“A e keni kalkulu si kundërmasë, që të tregohen mospagesat e obligimeve nga kontrata me Z-Mobile, dhe vonesa në pagesa tjera, për ta paraqitur në arbitrazh në mënyrë që të balancohen të dyja”, deklaroi Ymeri.

Mustafa bëri të ditur se pala e Telekomit ka poseduar përgjigje të analizës, por në mesin e të gjitha dokumenteve që paraqiti, tha se nuk e posedonte atë dokument.

“Është bërë përgjigja e analizës financiare. Ekziston një dokument dikun, por nuk e kom me veti”, është shprehur Mustafa.

Deputeti, Liburin Aliu, ka pyetyr Mustafën nëse janë befasuar nga shuma e kërkuar në arbitrazh.

“Kemi qenë të bindur që do ta fitojmë. Bindja në Telekom ka qenë që ky rast do të fitohet”, është përgjigjur Agron Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme