Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës,raporton arbresh.info.
Sipas prokurorisë, i akuzuari Sh.B., me datë 12.04.2018 në kohë të pacaktuar në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushë detyrat e tij. Në këtë mënyrë, i keqpërdorë shërbimet me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për F.Q., nga fshati Romaj – Komuna e Prizrenit.
Tutje siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, në atë mënyrë që F.Q., e cilëson pa dëshmi në kategorinë paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe, vazhdon regjistrimin e automjetit “Volksëagen Passat” ngjyrë e bardhë, pa u kryer pagesat e taksave administrative të parashikuara me ligj-udhëzim administrativ për regjistrim të automjeteve, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1-2 nëparagrafi 2.4 të KPRK-së”, bën të ditur prokuroria.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...