Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar se ndonëse Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, ajo e qëndron si e pavarur dhe funksionon jashtë territorit të Kosovës,raporton arbresh.info.
Tahiri sipas njoftimit të kësaj ministrie ka thënë se shpreson që ajo të jetë e pavarur në punën e saj dhe të sjellë drejtësi për Kosovën.
“Gjykatat janë të pavarura dhe e bëjnë punën e tyre. Nuk ka nevojë për koordinim mes institucioneve qeveritare dhe gjykatave. Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, që vepron jashtë territorit të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë për koordinim për çështje operacionale të punës së tyre, kështu që ne as nuk njoftohemi e as nuk e dimë, sepse nuk është diçka që duhet të ndodhë. Është gjykatë dhe duhet të funksionojë si e pavarur, shpresoj që të jetë e pavarur”, ka thënë ai.
Kësisoj Tahiri shpreson që Gjykata Speciale të mos jetë vetëm përndjekje ndaj individëve të caktuar, por të sjellë edhe drejtësi për Kosovën.
“Gjykata e ka mandatin e saj dhe se pse është funksionale sot, pres që të jetë një gjykatë e cila do të funksionojë mbi parimet e së drejtës dhe të ketë tamam drejtësi, jo vetëm përndjekje politike”, ka shtuar ai. /arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”